Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, konfirmoi 18 fluturime për ditën e premte, 13 nëntor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme.
Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë:⠀ Pegasus – Tiranë– Stamboll dhe kthim Lufthansa – Tiranë– Frankfurt dhe kthim Air Albania – Tiranë– Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë– Milano dhe kthim Wizz Air – Tiranë– Venecia dhe kthim Blue Panorama – Tiranë– Bolonja dhe kthim Air Serbia – Tiranë– Beograd dhe kthim British Airways – Tiranë– Heathrow dhe kthim Blue Panorama – Tiranë– Milano dhe kthim TUI – Tiranë– Bruksel dhe kthim Albawings – Tiranë– Bari dhe kthim Albawings – Tiranë– Piza dhe kthim Air Albania – Tiranë– Bolonja dhe kthim Aegean – Tiranë– Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë– Dortmund dhe kthim Alitalia – Tiranë– Romë dhe kthim Air Albania – Tiranë– Romë dhe kthim Wizz Air – Tiranë– Bolonja dhe kthim