Ajaxi do të jetë me shumë mungesa për ndeshjen me Midtjylland në Ligën e Kampionëve. 11 futbollistë kanë rezultuar pozitivë dhe që të gjithë është dashur të vet-izolohen deri në një rezultat negativ. Kështu, Ajaxi detyrohet t’i luajë sfidat e ardhshme pa pothuajse më të mirët, duke nisur nga ndeshja në Champions me Midtjylland.
Për këtë takim, Ajaxi ka ftuar vetëm 17 futbollistë, disa prej tyre të ardhur nga akademia. Ajaxi gjendet në Grupin D me Atalantën, Liverpoolin dhe kundërshtarin e së martës, FC Midtjylland. Holandezët do të kërkojnë vetëm fitoren pavarësisht mungesave, për shkak se pas dy takimeve kanë marrë vetëm një pikë.