Kur vjen puna tek i vogli i tyre, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa mundohen të jenë sa më të rezervuar. Ata nuk e kanë treguar asnjëherë portretin e të birit dhe deri tani, të vetmet poza që kemi parë nga Kajan, kanë qenë në ditë të shënuara. Mirëpo, kur vjen puna tek arti, Ajola e bën një përjashtim ndaj sot na ka ‘servirur’ një super foto artistike të Kajanit.
Pasi ka pozuar vetë në veprën e artit “Bukurshkrimi” të artistit Adrian Paci, ajo ka vendosur në “bankën e shkollës” edhe të birin. Në fakt, kjo vepër e cila u inagurua tek sheshi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave, daton në vitin 2020, vjen si dëshmi e një reflektimi mbi një eksperiencë të fëmijërisë. Një bankë shkolle, dy fletë bronzi të mbështetura mbi të. Mbi fletën e parë disa shënjime fëmije, të cilat ende nuk janë fjalë, por pikënisje e një artikulimi të ardhshëm. Mbi tjetrën lexohen të shkruara bukur disa fraza: “Tirana është kryeqyteti ynë”; “Në Tiranë jetojnë udhëheqësit tanë të dashur”; “Tirana po zbukurohet dita-ditës”.
“Bukurshkrimi” nga Adrian Paci, vendoset në një Kush tjetër më mirë se Kajan do të pozonte në këtë vepër arti kaq domethënëse në mes të kryeqytetit, ndërsa mami Ajola duket se do të nisë ta “angazhojë” që herët të voglin me këto punë kaq të bukura e të rëndësishme.