Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtrua kontrolle në të gjithë vendin dhe ka kryer 534 inspektime dhe monitorime dhe ka dhënë 16 masa me paralajmërim për bizneset, si dhe ka marrë 48 mostra në monitorim të produkteve të qumështit. AKU gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit ka dhënë 16 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 48 mostra në monitorim të produkteve qumësht dhe në analizim të produkteve fruta-perime për mbetje te pesticideve. AKU si pjesë e Taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 621 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.