Në muajin tetor, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u bekuan një djalë, të cilin çifti shumë i dashur për publikun e pagëzoi me emrin super të veçantë, Diell. Portretin e të voglit s’e kemi parë, por në rrjete sociale s’kanë munguar momentet e ëmbla me të.
Gjat ëkësaj kohe mami Arbana dhe Dielli kanë marrë qindra dhurata nga njerëzit e tyre më të afërt, për t’i uruar mirëseardhjen në këtë botë të voglit. Sot moderatorja ka zbuluar dhuratën që ka marrë nga dy miq të saj të mirë, Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska. Sapo janë kthyer në shtëpi pas një shtëtitjeje familjare, Arbana dhe Eduarti kanë gjetur një buqetë me luledielli shoqëruar me një pusullë shumë të veçantë.
“Dielli që solli veç diell këto ditë! Arbana dhe Eduart t’ju rrojë engjëlli juaj dhe paçi vetëm ditë të bukura në jetën tuaj! Jo pa qëllim lulet t’i dërgova me vonesë, sepse e dija që nuk do kishit vend në shtëpi nga buqetat e shumta… miqësisht Ami dhe Ermali!”, shkruhet në një kartolinë.
Arbana duket se ka mbetur mjaft e surprizuar dhe nuk është menduar dy herë për ta ndarë dhuratën me ndjekësit e për të falenderuar publikisht dy miqtë e saj. Kujtojmë se moderatorja është nënë edhe e një djali 5-vjeçar, të quajtur Jon.