Disa puntata më parë, pa dashur, Emini zbuloi se vetëm Tea vendos në vështirësi Andin e se ai ia dinë pikat e dobëta. Kjo deklaratë u rikthye sërish në vëmendje, ku Emini tha se ka bërë njëherë deklarata e nuk dëshiron të shtojë asgjë. Ndërkohë, Tea dhe Andi sqaruan më shumë marrëdhënien mes tyre. 24-vjeçari theksoi se në takimin e fundit që ka realizuar me Tean kanë rënë dakord që të ketë një kohë “pauze” për të parë se ku ata janë më të fokusuar.
Një gjë e tillë u konfirmua dhe nga Tea, e cila shtoi se nuk dihet se kur mund të dalë përsëri në takim me Andin, madje shtoi se ekziston mundësia që të mos dalin më asnjëherë. “Mund të zgjasë një javë, mund të zgjasë edhe përgjithmonë, nuk e dimë. Unë jam akoma në fazë eksperimentale kështu që nuk e di”, tha Tea.
Ndërsa Andi u shpreh: “Ne ramë dakord të dy për këtë pjesë, ç’është e vërteta Tea për Visin po e shfaq pak interes, nëse unë ose Tea ndihemi mirë me x person do të bëjmë krahasimin”.