Modelja e njohur, Angela Martini, është një ndër femrat më të bukura shqiptare, me një karrierë në SHBA. Ajo është mjaft e pëlqyer dhe e komentuar sa herë që poston diçka në rrjetet sociale. Angela ka zbuluar se mëngjesin e djeshëm është zgjuar e mbuluar me trëndafila të kuq në shtëpi dhe e gjithë atmosfera romantike ishte përgatitur nga partneri i saj, Dragos Savulescu.

Ai kishte shkruar edhe një pusullë për partneren e tij të bukur. “Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në botë! Burri yt me fat”, kishte shkruar Dragos. Ndërsa Angela ka treguar se është emocionuar nga surpriza dhe mendon se pas gjithë kësaj, ai e do shumë.

“U zgjova kështu këtë mëngjes dhe wow, mendoj se ai më do”, shkroi modelja përkrah videos. Para pak muajsh, u përfol se modelja ishte shtatzënë për herë të parë, por rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë.