Ariana Grande duket se nuk e ka harruar ende ish të dashurin e saj të ndjerë, Mac Miller, dhe për këtë të gjithë fansat e saj janë plotësisht të bindur. Pasi publikoi albumin e saj “positions” në fund të tetorit, fansat e Grandes po gjejnë gjithë shenjat që tregojnë se ajo vazhdon të mendojë për Miller, i cili ndërroi jetë në 2018-tën pas një overdoze.
Një përdorues Tik Toku ka zbuluar dy momente në të cilat Ariana përfshin tingullin e një karkaleci (në anglisht quhen cricket)në album. Karkalecët dëgjohen sërish në këngën e katërt të albumit “Just like magic” pasi ajo këndon “Merr stilolapsin tim dhe shkruaj disa letra dashurie në parajsë”. Karaklecët dëgjohen sërish në një këngë tjetër ku këngëtarja këndon “Parajsa më dërgoi mua tek ty”. Ndërkohë një tjetër përdorues Tik Toku ka zbuluar se Mac Miller ka pasur një këngë të titulluar “Crickets”, por ai nuk mundi ta publikonte.
Kjo nuk është hera e parë që Ariana nderon ish të dashurin e saj. Vitin e shkuar ajo nxorri këngën “Thank U, Next” dhe në të shprehej “Do të doja t’i thosha faleminderit Malcolm-it, sepse ai ishte një engjëll”. Ariana Grande dhe Mac Miller shijuan një lidhje të bukur dashurie nga viti 2016-të deri në fillim të 2018-tës.