Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka thënë se nuk bre ngoset për postin e vet, megjithëse skuadra e tij e shënoi fillimin më të dobët të sezonit që prej vitit 1981 pas humbjes ndaj Wolves të dielën në një ndeshje të lënë nën hije nga lën dimi i tme rrshëm i Raul Jimenez në Emirates. Topçinjtë renditen në vendin e 14-të në Premierligë pas pesë humbjeve në 10 ndeshje – një vit nga dita kur u shkarkua Unai Emery nga posti i trajnerit – dhe janë rra hur në tri ndeshjet e fundit në stadiumin e vet. Por pavarësisht formës tejet të dobët, trajneri spanjoll këmbëngul se nuk bre ngoset aspak për postin e vet.

“Ditën që vendosa të bëhem trajner e dija se një ditë do të shkarkohem apo do të largohem nga klubi, por nuk e di se kur do të ndodhë kjo”, tha Arteta. “Në këtë profesion, e di që do të ndodhë por unë nuk bre ngosem asnjëherë”, shtoi ai. “Shqetësimi im i vetëm është si ta nxjerr më të mirën nga lojtarët dhe si t’i shërbej më së miri që është e mundur këtij klubi”, nënvizoi ai.