Pas 45 vitesh Bashkia e Elbasanit, me Agjencinë e saj Publike, është duke ndërhyrë për të vënë në funksion rezervuarin e fshatit Griqan.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja inspektuan punimet të cilat vijojnë me intensitet të lartë.
Në fjalën e tij Balla tha se duke pastruar rezervuarin më pas do të ndërtojmë digën e re dhe më tej pastrimin e të gjithë kanaleve vaditëse. “Kjo është një zonë me njerëz punëtorë dhe unë jam falenderues me punën që po bën bashkia. Ky është roli i një bashkie që është në punë, duke i shërbyer jo vetëm qytetit, por çdo banori në fshat.
Kjo është ajo që kemi thënë gjithmonë, askush nuk është vetëm se vëmendja jonë është për njerëzit”, deklaroi Balla. Me sistemimin e këtij rezervuari zgjidhet problemi i vaditjes për 40 ha tokë në Griqan.