Jo vetëm Barcelona, edhe Milan, Juventus dhe Roma janë mes skuadrave që janë vënë në gjurmët e sulmuesit të Lyon, Memphis Depay. Holandezi mbetet një nga emrat më të nxehtë të merkatos pavarësisht se presidenti i klubit të Ligue 1, Jean-Miche Aulas, ka siguruar se nuk ka ndërmend ta shesë në janar.

26-vjeçari, i cili ka informuar Lyon-in se nuk ka ndërmend ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor, është kërkuar për disa muaj nga katalanasit, që tani mund të kthehen në sulm pas dëmtimit të Ansu Fati. Barça, sipas Sport, duket se ka si konkurrente tre italianet. Megjithatë, Depay duket se preferon më shumë transferimin në Katalonjë.