Barcelona kërkon që të gjejë një qendërmbrojtës “low cost”. Trajneri Ronald Koeman u ka kërkuar drejtuesve që të plotësojnë prapavijën dhe ka hedhur emrat mbi tavolinë.
Ai dëshiron të ketë në skuadër Antonio Rudiger. Lojtari i Chelseas dhe kombëtares gjermane nuk po luan në Londër dhe dëshiron të largohet.
Eric Garcia i City-t është objektivi kryesor i ish-kampionëve, por në rast se nuk arrihet Garcia, do të kërkohet firma me Rudiger. Në krahun tjetër një emër tjetër që mund të kalojë në Camp Nou është Joel Matip.