Leo Messi është një marsian prej 640 golash në 741 ndeshje, por me kontratën drejt skadencës. Dhe Koeman, që ka çmontuar në pak javë Barcelona-s, po lutet që argjentinasi të zgjidhë shumë shpejt dyshimet dhe të vendosë të rinovojë. Por te Barça ka edhe një tjetërtë paprekshëm në këtë ekip të kthyer përmbys pas dështimit të verës së kaluar në Champions League dhe humbjes poshtëruese të marrë nga Bayern Munich (8-2): quhet Frenkie de Jong, pasardhësi i Iniesta-s, që duket se ka gjetur më në fund trajnerin që di t’i shfrytëzojë më së miri karakteristikat e tij.

Holandezi, i blerë për 86 milionë euro nga Barça në 2019-ën, ka luajtur 890 minuta mes ndeshjeve të La Liga-s dhe Champions-it. De Jong është i vetmi lojtar i rreshtuar gjithmonë mes titullarëve në 10 ndeshje e zhvilluara deri tani nga katalanasit. Është burimi i Barcelona-s së re, siç e tregojnë edhe statistikat: është mbreti i pasimeve (716) me një përqindje saktësie 91.34%. Por nuk është vendimtar vetëm në leximin e lojës. Ka një peshë të madhe edhe në mbrojtje: 62 topa të rikuperuar, tre më pas se Pique, i cili është një mbrojtës.

De Jong, 23 vjeç, po tregon urtësi dhe pjekuri. Jo vetëm në regji: ka qenë i pari që ka pranuar kërkesën e drejtuesve për shkurtimin e rrogës, pa u kushtëzuar nga mundja e krahut mes pjesës tjetër të grupit dhe klubit. Holandezi ka pranuar një shkurtim me 30%, duke e zgjatur marrëveshjen me një vit tjetër, deri në 2026-ën. Një gjest shumë i vlerësuar nga klubi dhe tifozët.