Ish-ylli i Barcelona-s, Rivaldo, ka ngritur dyshime në lidhje me mundësinë e katalanasve për të blerë mbrapsht Neymar nga PSG. Braziliani ka dhënë mendimin e tij në lidhje me deklaratat e bëra nga kandidati për presidencën e Barcelona-s, Emili Rousaud, i cili ka thënë se do ta kthente Neymar-in në Campo Nou nëse do të zgjidhet president.

“Njëri nga kandidatët ka thënë se do të blejë Neymar-in nëse fiton, por unë besoj se e ka bërë më shumë që të rrisë famën e tij në media gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Rivaldo për Betfair.

“Neymar ka thënë se është i lumtur në Paris, Barcelona duket se ka disa probleme financiare dhe kjo deklaratë nuk është konfirmuar nga një drejtues i PSG-së ose menaxheri i Neymar, kështu që më duket më shumë një strategji marketingu për të tërhequr vëmendjen e medaive se sa një mundësi reale”.