Kreu i opozitës Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në nje emision televiziv, ku ka folur për situatën e banorëve të prekur, një vit pas tërmetit të nëntorit. Basha tha se opozita e ka bërë detyrëne saj, e ka çuar çështjen në Prokurori.

“Opozita e ka dërguar prej më shumë se dhjetë muajsh kërkesën në Prokurori. Unë nuk e shoh politikën si sport apo qëllim në vetvete. Unë dua të ndërtojmë shpresë dhe gjëra të mira. Opozita e ka çuar këtë çështje në Prokurori, dhe do ishte në dinjitetin e këtij shtetit të kishte transparencë të një procesi ligjor për atë që ndodhi në Thumanë.

Banorëve u është premtuar dhe nuk u është dhënë zgjidhje, as herën e parë as herën e dytë. Këta njerëz të shkretë me afrimin e dimrit u lejuan të futeshin në dy pallate që u bënë varret e shumë prej tyre”, deklaroi Basha!