Prej ditësh kryeministri Edi Rama akuzon kryedemokratin Basha si të përfshirë në raportin që Dick Marty hartoi për “Shtëpinë e Verdhë”, ku thuhej se në këtë banesë UÇK kryente tran splante organesh. Basha i ka mohuar këto akuza, ndërkohë që për këtë çështje ka folur edhe avokati i kohës për i UÇK-së, Tom Gashi. Sipas tij, Basha ka qenë një nga zyrtarët më të lartë të UMNIK dhe roli i tij ka qenë ai i kalim/përgatitjes së dosjeve për UMNIK, një pjesë e të cilave i kaluan Dick Martyt për hartimin e raportit që fajëson UÇK-në, dhe që prodhoi Tribunalin Special sot, në të cilin akuzohen ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Ndërkohë juristja e njohur Enida Bozhegu shprehet se Basham und të përdoret nga pala aku zuese si një dëshmitar kudnër UÇK-së, pasi për shkak të rolit që ka patur, ka shumë njohje faktesh, rrethanash dhe njerëzish. “Avokati i UÇK (te kohes), z. Gashi, specifikisht thote se roli i Bashes, gjate viteve te lu ft es ne Ks dhe kohes se sherbimit per UMNIK, ka qene ai i funksionarit te larte, me detyre eksperti ligjor referent. Roli i tij ka qene ai i kalim/pergatitjes se dosjeve Prokurorit te UMNIK te kohes. Ky i fundit, me pas, mbi relacionet e dhena mbi dosjet e UÇK, do t’ja kalonte ato Dik Martin. Diku, mbi keto relacione, do perpilonte relacionin famkeq, qe prodhoje Tribunalin Special sot. Nga ketu duket se Basha mund te jete nje deshmi qe ne Hage, ak uza, mund ta perdori si “prove mbreteresh”, duke qene se roli i mbartur prej tij mban shume njohje faktesh, letrash, rrethanash, njerezish. Skeletet e te shkuares rikthehen. Do Zoti mos te jemi ne shkjau i njeri-tjetrit”, shkruan avokatja Enida Bozhegu.