Puntatën e sotme në Përputhen, Arjoni dhe Ana kanë zhvilluar një takim sëbashku. Që në fillim të takimit Arjoni është treguar romantik me Anën duke i dhuruar një jastëk në formë zemre ku shkruhej “I Love You”.
Ana e ka ngacmuar duke i thënë që “kjo është për kërcimin që bënë apo dhe fjalët e shkruara”. “Po unë kam simpati për ty, dhe këtë e kam shprehur, po ti çfarë ndjen për mua?,” tha Arjoni. “Po ç’është kjo pyetje, si mund të ndjej që në takimin e parë, një simpati e kam meqë të zgjodha,” tha Ana.