Mjafton të shohësh aktivitetin politik të Sali Berishës qysh prej fillimeve të veta, për të kuptuar dashurinë e tij për flakët. Këtë pasion të hershëm ai nuk nguron ta pasqyrojë herë pas here edhe në rrjetin e tij social Facebook.
Së fundmi, një shkrepje të hershme të kronikës së zezë që nuk është realizuar në vendin tonë, ai e ka publikuar si të fokusuar në Elbasan. Ish kryeministri shkruan se “Rendi publik ne flake! Mafia djeg dy automjete ne Elbasan. sb” Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për të kuptuar se fotografia ilustruese është e hershme dhe i takon viteve më parë.