Ylli amerikan i muzikës Beyonce ka vendosur të bëjë një pauzë nga karriera për t’i dedikuar më shumë kohë familjes. Ajo është fotografuar për edicionin britanik të revitës Vogue, ndërsa në intervistë ka folur për qëllimet e reja në jetë dhe rëndësinë e kohës me familjen.
Qëllimi im është të ndgadalësoj ritmet dhe të eleminoj stresin nga jeta ime. Kam hyrë në industrinë e muzikës në moshën 15-vjeçare dhe u rrita me projekte të njëpasnjëshme pa ndalesë. Nxora albumin “Lemonade” gjatë turit botëror, solla në kjetë dy binjakët, dhashë koncert në Coachella, pata një tjetër tur botëror me Jay Z. kam harxhuar shumë duke u fokusuar në ngritjen e imazhit tim dhe duke përfaqësuar kulturën time në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani kam vendosur t’i lejoj vetes që t’i dedikohem asaj që me jep mua kënaqësi, ka thënë këngëtarja në intervistën me kryeredaktorin e revistës Edward Eninful. Megjithatë në këtë interviste yll amerikan i muzikës nuk njofton fundin e karrierës muzikore, por thjesht një kohë rekuperimi dhe fokusimi në atë çfarë e bën të lumtur në këtë moment.