Aktori e pranoi hapur që nuk i kishte dhënë leje për të bërë dalje dhe surpriza të tilla, pasi sipas tij, Egli duhet të prezantohet në një moment tjetër me publikun përmes projekteve të saj. Aktori i njohur i humorit Olsi Bylyku ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për lidhjen e dashurisë me Egli Takon. 22-vjeçari pranoi se Egli është mbështetja më e madhe, duke e konsideruar pa të voglin dyshim si personin që i ka ndryshuar jetën.
Megjithatë me një lojë të vogël, Bieta ia doli të “kapte mat” Olsin, duke zbuluar kështu një detaj të rëndësishëm nga lidhja e tyre. Autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5” e provokoi me një videomesazh surprizë nga e dashura, gjë që Olsi nuk e priste aspak. Në fakt e gjitha ishte një lojë, pasi nuk kishte asnjë videomesazh surprizë dhe arsyeja është pikërisht Olsi.