Themeluesi i Microsoft Bill Gates është një nga zërat më të dëgjuar që nga fillimi i pandemisë. Në një intervistë për CNN, ai ishte optimist për një vaksinë, por në të njëjtën kohë paralajmëron dimrin e ardhshëm. “Ne duhet të shqetësohemi shumë për 6 muajt e ardhshëm”, tha Gates.

Duhet pritur që numri i v de kj eve ditore në SHBA do të vazhdojë të jetë 2,000 ose më shumë. Situata duhet të lehtësohet vetëm në pranverë, ndër të tjera për shkak të vaksinave dhe motit më të ngrohtë.Gates sheh zhvillimin e vaksinave në rrugën e duhur. “Pothuajse të gjitha vaksinat do të funksionojnë dhe do të jenë shumë efektive”, tha Gates.

Në Shtetet e Bashkuara, 26 nëntori, Dita e Falënderimeve, është një festë e rëndësishme që zakonisht pret festime të mëdha familjare. Prandaj, Gates u bën thirrje bashkëqytetarëve të tij që të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë pushimeve, dhe të shmangin takimet e mëdha.