Kush do ta fitonte një garë shpejtësie mes Usain Bolt dhe Cristiano Ronaldo, dy nga atletët më të mirë të këtij shekulli? Sipas sprinterit të Xhamajkës, fitues do të ishte portugezi. Në një intervistë për “Marca”, rekordmeni botëror i 100 dhe 200 metrave deklaroi se e sheh Ronaldon si një super atlet dhe, falë stërvitjes së përditshme, ai mund ta mundte atë në një garë shpejtësie: “Sot, ai me siguri do të fitonte, sepse vazhdon të luajë. Ronaldo punon çdo ditë, është një super atlet. Mendoj se sot, ai do të ishte më i shpejtë se unë”. Usain Bolt u largua nga atletika në vitin 2017, pas vendit të tretë në Londër, për t’iu përkushtuar futbollit në verën e vitit 2018. Sidoqoftë, në sportin e top-këmbës pa sukses.