Leonardo Bonucci ka qenë i detyruar të largohet nga kombëtarja e Italisë për shkak të një problemi muskulor. Mbrojtësi bardhezi nuk do të zbresë në fushë nesër dhe do të kthehet në Torino, siç ka lajmëruar vetë ai:

“Do të kthehem në Torino. I kam kërkuar shumë fizikut. Do të bëjmë një ndeshje të madhe pavarësisht se kush luan”.