Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, ka rezultuar negativ në testin për koronavirusin, por ai do të vazhdojë të mbetet i izoluar sipas udhëzimeve të autoriteteve. “Ai bëri dje tamponin që rezultoi negativ, por sipas rregullave, ai do të vazhdojë të qëndrojë në vetëizolim”, tha zëdhënësi i tij për mediat.

Kryeministri britanik u izolua, pas kontakteve me një person që rezultoi i infektuar me COVID. Me një shënim në Twitter, Johnson njoftoi qytetarët se do të vijojë të komunikojë me ta në ditët në vijim, duke përdorur çdo mjet komunikimi.