Zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër pas akuzave të hedhura dje në drejtim të qeverisë dhe zv.ministrit Artan Shkreli, në një emision televiziv, teksa debatonin për rindërtimin në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Braçe u është kthyer ashpër dy analistëve Pano Soko e Andi Bushati, duke e quajtur njërin hajdut e mashtrues, e tjetrin gazetar që s’u bë kurrë.
“Kur ekrani i jepet hajdutit, patjeter qe peshtyma eshte produkti! Hajdut; FZHSH eshte buxhetuar per 2400 shtepi, per 2000 eshte lidhur kontrata, deri ne fund viti dorezohen 1000 te mbaruara! Tani, ndertimi i shtepise nuk eshte vjedhje qe ndodh per pak minuta! Kupton hajdut? Vijon hajduti ne televizion; Qeveria turke eshte vonuar nje vit per nje cope toke ne Lac! Hem hajdut, hem mashtrues!; Në Lac, ka tre muaj qe punohet dhe eshte sy e faqe te te gjitheve! Kur hajduti trash zerin ky eshte problem i madh!!
Andi qe ti kurre se ke bere gazetarin kete e di gjithkush; Tani, per cilin pallat e ke fjalen? Kane rene dy pallate ne Thumane, jane goditur nga tre termete, nje ne korrik18, nje ne shtator19, i fundit ne dhjetor20; Tani per cilin pallat e cilin termet e ke llafin?”, shkruan Braçe.
Mirëpo, zv.kryeministri është “nxehur” dhe me moderatoren e emisionit Open Eni Vasili. “Zonja Eniiiii, ti e qan punen; Ne gjithe shtepite e demtuara nga termeti, nuk je lodhur hic, gjen dy raste gati, marre fiks nga vizitat kulturore te Lylzim Bashes neper zone; Ja ke marr Lylit zonja Eniiiii! Nderkohe zoteri Viktori ka refuzuar qerane, ka refuzuar edhe nje shtepi”, shkruan zv.kryeministri Erion Braçe.