Bullgaria ka refuzuar të miratojë hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut, por nga ana tjetër ka miratuar atë për Shqipërinë.

Ministrja e Jashtme, Ekaterina Zakharieva tha se Sofja nuk mund të mbështeste aktualisht fillimin e negociatave me Shkupin, për shkak të gjuhës së hapur dhe dallimeve historike midis Maqedonisë Veriore dhe Bullgarisë.

“Në këtë fazë, Bullgaria nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë Veriore dhe mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare”, tha ministri pas përfundimit të Këshillit të sotëm të Punëve të Përgjithshme.

Vendet e BE ranë dakord në mars që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria mund të fillojnë negociatat për t’u pranuar në Bashkimin Europian.

Fillimi zyrtar i këtyre negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit do të ndodhte në dhjetor.