Buxheti i vitit 2021 për Infrastrukturën dhe Energjinë është rritur me 9% krahasur me buxhetin e vitit 2020 dhe do të shkojë për projektet e reja infrastrukturore dhe finalizimin e atyre të nisura.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bën të ditur se për vitin 2021 buxheti për Infrastrukturën dhe Energjinë është rritur me 4,1 miliardë lekë më shumë se në vitin 2020. Prioritet për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë do të jenë vazhdimësia e projekteve dhe investimet në sektorët e rëndësishëm të ekonomisë siç janë: energjia, planifikimi urban, transporti rrugor, detar, hekurudhor dhe ajror.