Nëpërmjet një reagimi në facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka uruar fitoren e Joe Biden dhe Kamala Harris, në krye të ShBA-ve. Cakaj nëpërmjet këtij reagimi shprehu përkushtimin edhe për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve, si dhe për të shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Ministrit në detyrë Cakaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i vlefshëm, partneri më strategjik e vlera më frymëzuese për Shqipërinë dhe shqiptarët! Duke shprehur urimet më të larta për fitoren e Joe Biden e Kamala Harris, ne shprehim përkushtimin tonë për të thelluar bashkëpunimin dypalësh, shtuar angazhimet e përbashkëta ndërkombëtare dhe forcuar edhe më shumë marrëdhënien transatlantike! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!