Santi Cazorla beson se Xavi Hernandez do të bëhet një ditë trajner i Barcelonës duke iu bashkangjitur kështu zërave që Xavi të marrë në drejtim skuadrën nga “Camp Nou”.
Cazorla, i cili tani luan nën urdhrat e legjendës së Barcelonës te klubi Al Sadd duke folur për faqen zyrtare të FIFA-së, deklaroi: “Mendoj se ai do të jetë trajner i Barcelonës një ditë, por ky vendim i takon atij dhe ai e di se kur do të ishte koha e duhur për ta bërë këtë”, theksoi ish-mesfushori i Villareal-it dhe i Arsenal-it.