Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune ceremoninë për ditën e pavarësisë ku ka ngritur dhe flamurin në sheshin Skënderbej. I shoqëruar nga një orkestër, ai mbajti një fjalim ku ndër të tjera tha se kur shqiptarët bëhen bashkë ne mund të ngrihemi dhe të përballojmë çdo sfidë.

“Një dyluf tim gjithmonë përballë fatit. Teksa flamuri kuqezi po ngrihej lartë, për një çast po mendoja për ata burra që shpallën pavarësinë 108 vite më parë. Sot është e rëndësishme të kuptojmë historinë që kemi ardhur. Çdo tiranas dhe çdo i ardhur duhet të jetë i nderuar që është në kryeqytet. Sot përulemi përpara patriotëve të Tiranës. 108 vite më parë për ne shqiptarët nisi një epokë të re. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, ne mund të ngrihemi. Kjo është forca jonë. Pandemia dhe tërmeti ka sjellë shumë sfida dhe vështirësi” – tha Veliaj.