Ne do të vazhdojmë të besojmë vetëm çfarë thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë, por kjo nuk do të thotë se s’do t’i japim mundësisë Susan-ës të shprehë parashikimet e saj. Në një ese, Susan Miller shkruan: “Së pari, kjo krizë erdhi nga Plutoni, një planet i fuqishëm që merret me rregullimin e çështjeve të mëdha financiare, grumbullimet e njerëzve dhe viruset. Këtë vit, Plutoni dhe Bricjapi do të udhëtojnë bashkë, një gjë e rrallë kjo që ndodh një herë në 13 vite. Jupiteri është zakonisht një planet i lumtur, bujar, por në këtë rast, Jupiteri po e komplikson problemin. Jupiteri njihet për faktin që zgjeron çdo gjë që prek. Me fjalë të tjera, Jupiteri i jep të tjera përmasa efektit të Plutonin.
Plutoni dhe Bricjapi takohen çdo 13 vjet. Sigurisht që ne nuk do të kemi viruse çdo 13 vjet, por Plutoni kërkon një problem për ta sjellë në vëmendjen tonë. Nëse Plutoni nuk gjen ndonjë gjë të rëndësishme për të na treguar, ne e kalojmë me lehtësi. Në këtë rast, jo. Jupiteri dhe Plutoni do të takohen tre herë gjatë vitit 2020: më 4 prill, 30 qershor 12 nëntor. Kjo më thotë se virusi do të tërhiqet në pranverë, veçanërisht në mars, prill dhe gjysmën e parë të majit. Do të bëhet më i dobët në verë. Nuk besoj se Covid-19 do të zhduket, por do të rikthehet në shtator, nëntor dhe do të zgjasë deri në dhjetor. E di që do të mërziteni pasi lexuat se virusi mund të rikthehet, por është një gjendje me të cilën duhet të përshtatemi. E pranoj që mund të kem gabuar. Shpresoj të gabohem.
Gjithë çfarë mund të bëjmë është që të dëgjojmë lajmet dhe burimet e sigurta. Duhet të ndjekim këshillat e autoriteteve mjekësore. Dua të shtoj se Jupiteri vërtet zgjeron çdo gjë që prek, por nga ana tjetër njihet edhe si planeti i mrekullive. Gjatë 2020 do të jetë në gjendje të sjellë mrekulli. Kini besim.” Shën.red. Vërtetësia e këtij artikulli në lidhje me zhdukjen-rikthimin e Covid-19 është i kufizuar. Ekspertët e OBSH nuk kanë dhënë një datë të saktë për zhdukjen e pandemisë, megjithëse pritet që në pranverë të ngadalësohet përhapja. Nuk përjashtohet rikthimi i Covid-19, bota ka kaluar pandemi edhe më parë. Thjesht rikthimi është lehtësisht i menaxhueshëm. Marrë nga Revista Anabel