David Alaba mund ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League. Lojtari, kontrata e të cilit me Bayern-in është drejt skadencës, ka përfunduar në shënjestrën e Juventus, PSG dhe Real Madrid.

Megjithatë, duket se menaxheri i tij Pini Zahavi ka nisur kontaktet e para me Chelsea-n dhe shumë shpejt mund të takohet me drejtuesit e londinezëve për të negociuar kontratën që do ta lidhte me Blutë pas largimit nga Bavaria. Lajmi është raportuar nga Bild.