City s’do të blejë lojtar në janar, çka do të thotë se as Messi s’do të largohet nga Barcelona deri në verë. Është raportuar se Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit për të shkuar te Manchester City, pasi nuk u lejua të bëjë diçka të tillë në afatin kalimtar të verës.

Sido që të jetë, kjo s’do të ndodhë, të paktën sipas trajnerit, Pep Guardiola. Pavarësisht startit të dobët të sezonit, Guardiola ka thënë se City s’do të shpenzojë në janar.