Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu i është drejtuar ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë mbledhjes së sotme me gazetarët se çfarë mekanizmash kanë në dorë për shpërndarjen e bombolave të oksigjenit për pacientët në shtëpi. Ky problem ka nisur nga një rast i raportuar në Top Channel.
Manastirliu është shprehur se trajtimi me oksigjen nuk mund të bëhet në kushte shtëpie, por vetëm me udhëzim nga mjeku i familjes. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e abuzimeve nga kompani të ndryshme.
“Trajtimi në banesë jepet vetëm nga mjeku i familjes, mos të bien, pre e asnjë abuzimi që çon në dëmtimin e shëndetit, oksigjeni nuk është terapi në kushte shtëpie ndaj të drejtohen tek mjeku i familjes, i cili ka udhëzuesin e mjekimit, nëse situata kalon nga e moderuar në më specifike hyn në veprim urgjenca që vlerëson situatën e pacienti. Po bëjmë në vazhdimësi kontrolle të kompanive për monitorimit dhe protokolleve mjekësore udhëzuese që trajtohen ambulatorisht”, tha Manastiriu.