Greqia vijon të shënojë rekorde negative për sa i përket koronavirusit. Top Channel mëson se së fundmi është shënuar një rekord negativ me numrin e të intubuarve që ka shkuar në 400. Mosha mesatare e tyre është vetëm 64 vjeç. Sa i përket numrit të rasteve në 24 orët e fundit janë regjistruar 2198.
Edhe numri i vi kt im ave përsëri është shumë i lartë, ku kanë humbur jetën 59 persona. 492 persona janë rastet në Athine, 491 në Selanik ndërsa veçohen përsëri Drama me 147 dhe Pella me 122.