Rajoni Xinjiang, në perëndim të Kinës raportoi 118 raste të reja pozitive për Covid-19, të martën. Mes tyre, dy pacientë kanë treguar simptoma ndërsa 116 janë asimptomatikë. Kina nuk i përfshin bartësit asimptomatikë të virusit në numrin zyrtar të rasteve të konfirmuara. Rastet e reja u raportuan në qarkun Shufu të rajonit Kashgar, ku një shpërthim i ri rastesh u shfaq në fund të muajit të kaluar.

Në një konferencë për shtyp, autoritetet thanë se 116 raste asimptomatike u identifikuan midis atyre që ishin tashmë nën karantinë ose vëzhgim mjekësor, ndërsa dy rastet e tjera kishin zhvilluar simptoma pasi u identifikuan më herët si raste asimptomatike.

Në përgjigje të rasteve të reja dhe për të ndalur përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Xinjiang do të nisë një raund të ri testimi masiv në qarkun Shufu. Në fund të tetorit, rajoni i Kashgarit testoi 4.7 milionë banorët e saj, pasi u raportua një rast i vetëm asimptomatik.