Pak njerëz e pëlqyen pushimin (ndërprerjen e kampionateve) për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare. Josè Mourinho sigurisht që nuk është mes tyre. Trajneri i Tottenham, kohët e fundit shumë aktiv në rrjetet sociale, nuk mungoi së thumbuari UEFA-n. E bëri këtë përmes Instagramit, duke u tallur me një kalendar mjaft të ngjeshur dhe që karakterizohet nga spektri Covid.

“Javë fantastike e futbollit. Emocione të mëdha në ndeshjet e ekipeve kombëtare, super miqësore dhe në siguri totale”. “Special One” i referohet gjithashtu çështjes “Vida”, i cili luajti një pjesë loje i infektuar me koronavirus ndaj Turqisë, teksa përgjigja e pozitivitetit i erdhi në pushimin mes dy pjesëve: “Rezultatet e tamponit dalin pasi lojërat kanë mbaruar, njerëz të rastit që vrapojnë, ndërsa zhvillohet trajnimi dhe shumë më tepër… Pas një seance tjetër stërvitore me vetëm 6 lojtarë, tani është koha të kujdesem për veten time”.