Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë. Su lmuesi i Juventusit e ka barazuar rekordin e Ferenc Puskas, duke u bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të futbollit. Ronaldo shënoi gol të bukur me kokë në triumfin e Portugalisë 7:0 kundër Andorrës në një ndeshje miqësore të mërkurën. Ky ishte goli i 746-të i Ronaldos në karrierë, aq sa ka edhe legjenda e Hungarisë dhe Real Madridit. Vetëm Josef Bican, Romario dhe Pele kanë më shumë gola se Ronaldo. Pele prin me 805 gola, duke i lënë prapa Romarion me 772 gola dhe Bican me 767 gola. Rekordi tjetër historik që CR7 e synon është atë për gola të shënuar për kombëtare më së shumti në histori.

Ronaldo është i dyti, kundër Andorrës e shënoi golin e 102. Ai e ka objektiv të thyejë rekordin e iranianit, Ali Daei, që i ka varur atletet me 109 gola me fanellën e Iranit. Ronaldo është vetëm shtatë gola larg këtij rekordi që tashmë nuk duket i paarritshëm për portugezin, por po për shumë futbollistë që vështirë se do ta arrijnë ndonjëherë.