Damian Gjiknuri ka rezultuar pozitiv me covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit të tij social facebook. Deputeti socialist shkruan se ai ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar.

Statusi i Gjikburit

Të nderuar miq! Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht këshillat e autoriteteve shëndetësore, si mbajtja e maskës, distanca sociale dhe larja e duarve.
Ju uroj të gjithëve shëndet! ?