Para një muaji Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë Diellin, i cili padyshim e ka ndryshuar jetën e saj dhe shpesh moderatorja ka ndarë foto e video me ndjekësit nga përditshmëria e saj si nënë e dy djemëve. Thonë se fëmijët e vegjël bëhen xhelozë për njëri-tjetrin dhe zhvendosjen e vëmendjes kur bëhen me motër a vëlla më të vogël. Mirëpo, ky duket se nuk është rasti i Jonit, i cili po e shijon shumë faktin se është bërë me një vëlla të vogël.

Sikundër na ka treguar Arbana e përfshin Jonin në kuzhinë që në këtë moshë. Mbrëmjen e sotme ai ka përgatitur nën kujdesin e saj cupcakes. Nëpërmjet disa videosh në Instastory Arbana ka treguar një gjest shumë të ëmbël të Jonit, i cili po i përgatit një cupcake edhe Diellit. Joni po bën cupcake për të gjithë sonte. Edhe për vëllain e vogël, gjithashtu.

A nuk është një gjest kaq i bukur? Pak javë më parë moderatorja ndau me fansat edhe foto nga takimi i parë i dy vëllezërve duke na e ëmbëlsuar mbrëmjen të gjithëve. Ndërkohë, Arbana ka nisur edhe shëtitjet e para me të voglin e saj, i cili ndonëse 1 muajsh ka marrë pjesë edhe në xhirimet që mami Arbanës i duhet të bëjë për hir të punës.