Frenkie de Jong ka shprehur pakënaqësitë e tij. Mesfushori i Barcelona-s ka kritikuar zgjedhjen e FIFA-s dhe UEFA-s për të rikuperuar ndeshjet miqësore që nuk u zhvilluan marsin e kaluar, duke thënë se kjo kontribuuon vetëm për të rritur numrin e ndeshjeve dhe lodhjen e lojtarëve:

“Nuk ishte e nevojshme që të rikuperoheshin këto ndeshje. Nuk janë të vlefshme për asnjë renditje. Miqësorja jonë ishte parashikuar për 29 marsin e kaluar, por është shtyrë për shkak të pandemisë”. “Megjithatë, kishte një marrëveshje për ta zhvilluar, kështu që duhet të paraqitemi. Të gjithë e dinë se kalendari është i mbushur me ndeshje, por këtë vit është akoma më i ngarkuar”.

“Është një problem, por do të kërkojmë të përgatitemi në mënyrën më të mirë dhe të qëndrojmë në formë”.