Në fshatin turistik të Dardhës stinët kanë nisur ti lenë vendin njëra tjetrës.
Reshjet e para të bores u shënuan mbrëmjen e së shtunës kryesisht përgjatë segmentit rrugor Korçë Dardhe ndërsa me pak në fshat ku ende pushuesit janë duke shijuar ditet e fundit të vjeshtës. Me të pakët në numër për shkak të pandemisë përsëri vizitorët vazhdojnë t’i drejtohen fshatit në grupime shoqërore apo familjare
Edhe pse në kushte të pazakonta për bujtinat në këtë fshat shifrat e turistëve kanë qenë të kënaqshme ndërsa një mbyllje e dytë do tu shtonte shumë vështirësitë.
Dardha është një prej fshatrave më të frekuentuar turistike të çdo stine ndërsa dimri bëhet edhe më tërheqës për shkak të borës dhe turizmit të aventurës që mund të zhvillohet këtu.