Deklaratave të Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se akuzat për rolin e tij gjatë luf tës së Kosovë janë trillime dhe gënjeshtra, i është përgjigjur Këshilltari për Mediat i kryeministrit Rama, Endri Fuga.
Ai shkruan se Basha gjen kohë për të folur për ekonominë dhe pandeminë por jo 5 minuta për të folur për veten.
“Flet për ekonominë e për pandeminë dhe shumë mirë bën që flet. Po 5 minuta për të sqaruar pozicionin e vet si nuk i gjeti xhanëm? Se ky vetëm mohon, edhe ç’thotë ish shefi i vet, edhe ç’thonë dokumentet ku ka punuar, edhe ç’thonë dëshmitarët. Të gjithë gënjekan, përveç Lulit”, shkruan Endri Fuga.