Gjeniu i futbollit, Diego Armando Maradona, ndërroi jetë të mërkurën e 25 nëntor, duke pikëlluar zemrat e miliona tifozëve anë e mbanë botës. Trupi i Diegos mbërriti në pallatin presidencial në Argjentinë, ku do t’i jepet lamtumira e fundit. Në autopsinë zyrtare të publikuar nga mediat argjentinase, raportohet se Maradona v di q në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.
Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit. Nipi i tij, Xhoni Espozito e pa për herë të fundit, legjendën e futbollit, i cili i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ku ndërroi jetë nga ataku kardiak.