Qeveria në bashkëpunim me programin e Kombeve të Bashkuara, (PNUD) pas tërmetit të 26 nëntotit të vitit të kaluar, nisi ndërhyrjen pilot që synon të stabilizojë jetesën dhe të përmirësojë kushtet socio-ekonomike të disa prej bizneseve të vogla të prekura nga tërmeti Programi ka lehtësuar rihapjen e 15 bizneseve të vogla, në Durrës, që u dëmtuan nga tërmeti, duke përmirësuar aftësitë sipërmarrëse të pronarëve dhe i ka ndihmuar ata të ri-krijojnë imazhin e tyre tregtar, si dhe ka siguruar fondet për blerjen e pajisjeve të reja.

PNUD bën të ditur se, Ana Robaqepesi e Byrektore Hasi janë dy nga 15 bizneset që përfituan nga Metodologjia “In Motion”, e cila synonte të stabilizonte kushtet ekonomike të biznesit të vogёl tё prekur nga fatkeqёsitё natyrore, përmes forcimit të kapaciteteve të biznesit, rritjes së konkurrencës së tyre dhe përmirësimit të infrastrukturës. Engjellushja që manaxhon “Ana Rrobaqepësi” në Durrës, tha se “Mendova që çdo gjë mbaroi, por këtu filloi”.
Pas rrënimit të byrektores, që shërbente për të ushqyer 13 persona, Zaim Cenaj është risistemuar në ambientet e sipërmarrjes ku punon me gjithë familjen. Me pajisje të reja brenda e fasadë më tërheqëse nga jashtë, tani ai flet për një biznes në rritje. Ndërkohë progarmi i mbështetjes adresoi, 300 orë konsulencë teknike të gërshetuara me 15 orë trajnimi në grup, ngritën bazat për të përmirësuar modelin e biznesit, e për ta kthyer atë nga tradicional në inovator. Ky model i mësoi këto familje të përdorin një praktike të re pune me inventarizim, menaxhimin financiar dhe kurimin e imazhit tregtar.