Nga Mero Baze/
Sali Berisha është përpjekur sot të mbrojë Hashim Thaçin pasi ka shkuar në Hagë. Ishte shqetësuar nga akuzat e Edi Ramës, se ai dhe Ilir Meta kanë votuar rezolutën pro Dick Martinit në Këshillin e Evropës. Të njëjtën xhindosje pati dhe Ilir Meta po ai lëshon atë zagarin e gjahut që mban pas, se vet ka ngatërruar ilaçet. Debati për votën pro ose kundër rezolutës për raportin e Dick Martinit në Këshill të Evropës, nuk është thelbësor. Atë Shqipëria mund ta votonte kundër moralisht dhe prap do miratohej. Por ajo rezolutë ishte karem për të bindur Asamblenë e Këhsillit të Evropës ta votonte duke futur brenda një shpikje sic ishte trafiku i organeve. Ajo ishte një gënjeshtër që natyrisht i ngritne flokët përpjetë institucioneve evropiane.
Por tani shikohet se Hashim Thaci dhe shokët e tij nuk kanë shkuar në Hagë për trafik organesh, cka shpifte raporti, por ak uza të tjera kryesisht eleminime fizike pas lu ftës dhe keqtrajtime e vr asje gjatë lu ftës. Akuza të tilla në ekstrem ndaj Hahsim Thacit për këtë gjë ka bërë Sali Berisha.
Sali Berisha ka akuzuar së fundi Hashim Thacin se ka eleminuar 200 drejtues të LDK në Kosovë dhe për këtë duhet të shkojë në Hagë të përgjigjet. Në fakt shifra e veprimtarëve të LDK të vrarë pas lu fte është shumëfishuar nga Berisha mbi 20 herë, shmë më tepër se sa trilliemt e Dick Martinit. Pra nëse Berishën e krahasojmë me Dick Martinin, Dick Martini del njeri serioz dhe i moderuar. Pë rmë tepër që Hashim Taci dhe hsokë e tij nuk po përballen në Hagë për akuzat e Dick MArtinit por gjëra të tjera, si kjo deklarata e Berishës, që është bërë në Maj 2019 në emisionin 360 gradë të Artur Zhejit
Pra Berisha e ka akuzuar opër 200 vr asje shqiptarësh dhe i ka thënë se duhet të shkoj në Hagë. Tani Hashim Thaçi tani ka shkuar në Hagë. Në dosjen paraprake që ka, nuk ka asnjë akuzë për trafik organesh, as ai dhe as të tejrët, dhe deri tani nuk ka as ndonëj akuzë për vr asje të ndonjë veprimtari të LDK.
Sot Berisha tha se unë mendoj që Thaci është i pafajshëm së bashku me të tjerët dhe se ato gjërat që ai i ka thënë, i ka thënë për politikë. Nëse është kështu, kot i biem më qafë Dick Martinit, se ai së paku nuk e ka bërë për politikë akuzën. Ai më së paku e ka bërë për të qenë në krahë të Serbisë, si mik i tyre dhe ka shfrytëzuar dobësitë e Ksoovës në sistemin gjyqësor, pandëshkueshmërinë dhe mbi të gjitha një humbje popullariteti në perëndim të krahut politik të dal nga lu fta.
Meqë Sali Berisha thotë se i ka bërë akzuat për politikë, atëhere të shikojmë për kë politikë i ka bërë. Në Shqipëri nuk ka ndonjë parti politike apo krah politikë që ka nevojë për kauza të tilla që të fitojë pikë. Vet LDK ka bërë qeveri të përbashkët me Hashim Thacin dhe të tjerë dhe kërkon drjetësi pa shpikur gjëra të tilla.
Tani lind pyetja për kë e paska bërë këtë shërbim politik Sali Berisha? Në Shqipëri nuk i hyn në punë kujt, në Kosovë vet të zotët e punës nuk kanë bërë kështu akuzash, pasi rastet konkrete i kanë çuar për hetim.
Vetëm në Serbi ka interes për shifra të tilla që e ndihmojnë goxha raportin e Dick Martinit, i cili është shumë i moderuar po ta krahasosh me fantazinë e Berishës. Tani nuk është nevoja të bëhet dhe gjykatës e ti shpall të pafajshëm. Ka marrë disa herë rolin e Prokurorit dhe i ka akuzuar për 200 vr asje shqiptarësh të LDK. Si gjykatës nuk është më në dorë të tij. Cfarë kishte në dorë e ka bërë, për dajat e fëmijëve të vet në Beograd.