Një diplomat britanik është regjistruar së fundmi duke kërcyer në një lumë për të shpëtuar jetën e një gruaje në Kinë, e cila ra në ujë nga rrëshkitja e këmbës. Konsulli britanik i Chongqing Stephen Ellison, 61 vjeç, shihet në video që hoqi këpucët dhe u hodh shpejt në ujë nga brigjet shkëmbore të lumit.

Video e filmuar nga kalimtarët tregon gruan 24 vjeçare që nuk arrin të mbahet nga rryma e fortë e lumit, duke qëndruar me fytyrë poshtë në lumë, të shtunën. Stephen tha për rrjetin BBC: “Ajo kishte humbur ndjenjat, nuk po merrte frymë dhe për një kohë ne u trembëm për më të keqen. Por kur e sollëm në anë nisi të merrte frymë përsëri”.

Ai kishte arritur ta ngrinte fytyrën e saj nga uji dhe më pas notoi drejt bregut me të. Dikush kishte hedhur një komerdare të lidhur me litar, të cilën britaniku e kapi për të shpëtuar. Studentja e universitetit të Chongqing nuk është emëruar nga autoritetet por raportohet se ka ftuar për darkë me familjen e saj konsullin shpëtimtar britanik. Ellison nga Newcastle, ka qenë më parë atlet profesionist dhe tashmë drejton misionin britanik në Chongqing.