Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është gjobitur dje nga Policia pasi është shfaqur në publik pa maskë. Ajo ka qenë në një takim me banorët e Kombinatit, të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, bashkë me kryetaren e LRI Floida Kërpaçi. Të dyja janë gjobitur me nga 30 mijë lekë të vjetra.

Mirëpo, sot Kryemadhi është shfaqur sërish pa maskë, në takim me banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në qytetin e Durrësit. Kryetarja e LSI shoqërohet nga kryetarja e kësaj partie për Durrësin Elona Guri, e cila shfaqet po ashtu pa maskë. Ato janë ndalur në një nga lagjet e qytetit bregdetar, ku po bisedojnë me disa banorë atje, kryesisht të moshuar.