Shkolla 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, Durrës më 26 nëntor do të hapet për nxënësit dhe mësuesit, me standardet më të mira europiane.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa fotografi nga punimet e fundit që po kryhen në këtë shkollë të rindërtuar pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti.
“Ja dhe një tjetër shkollë 9- vjeçare në Shkozet, Durrës, “Hasan Koçi” drejt përfundimit që në 26 nëntor do të jetë gati, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve më të mira europiane”, – shprehet Rama.
Shkolla do të ketë 10 klasa të ciklit të ulët, 8 klasa të përgjithshme për ciklin 9-vjeçar dhe 4 laboratorë, 1 bibliotekë, palestër dhe fushë sporti të hapur, infermieria, dhoma e posaçme për psikologun dhe mjediset ndihmëse të shërbimit.
Në qarkun e Durrësit do të ndërtohen 32 objekte të reja arsimore, me financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët.