Para pak ditësh në rrjetet sociale qarkulloi një mesazh që Te Trifoni, vajza e “Përputhen”, i ka kërkuar reklamim një biznesi për takimin me djalin e tatuazheve, Elvisin. “Përshëndetje, këtë javë kam takimin me Elvisin nis do doje të bëje një reklamim për biznesin tënd do isha mëse e kënaqur ta bëja takimin tonë në biznesin tënd”, i shkruan në fillim Tea. Përgjigja e biznesit është ironike duke i thënë se çfarë takim mund të realizohet në një kompani ndërtimi. “Më fal por unë kam firmë ndërtimi, çfarë lloj takimi mund të bëje në mes të llaçit e betonit? Dhe për më tepër çfarë do doje si shpërblim?”, i përgjigjet biznesmeni.
Ndërkohë Tea i përgjigjet që të mos ta vr asë mendjen për atë pjesë, pasi i kthehet se do një derë të blinduar dhe t’i ngritur katin e dytë të shtëpisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj, Tea u shpreh se mesazhi në fjalë është fals. Madje sipas saj kjo duket qartë që te mbiemri që është i shkruar me dy “f”. “Profili është fals dhe mesazhi është i ekzagjeruar. Nëse shikoni te emri dhe mbiemri është mbiemri me dy “f”, dhe nga këtu duket se është adresë false”. As nuk kam futur njeri që të shkruaj në emrin tim. Mesa duket emrat në emisionin “Përputhen” përbëjnë lajm dhe marrin klikime”, shprehet Tea. Ndërsa e pyetur nëse u shqetësua nga këto lajme që qarkulluan menjëherë në mediat online, bukuroshja bionde tha se jo.
“Në fakt u shqetësua mami. Më mori në telefon dhe më tha se çfarë bën moj vajzë. Kjo më shqetësoi më shumë. Kam qeshur kur e lexova sepse ishte absurde dhe e ekzagjeruar. Nuk i kam shkruar adresës false, sepse nuk doja t’i jepja më shumë rëndësi, pasi ia kanë dhënë mediat”, vijoi Tea. Kjo e fundit shtoi se nuk e kishte menduar se dikush do të donte që të përfitonte nga emri i saj. Ajo vijoi duke thënë se mendon se gjithçka është krijuar për klikime dhe se që kur u bë pjesë e “Përputhen” janë hapur shumë profile false me emrin e saj.